Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka treguar arsyen se përse nuk do të negociojë me Komisonin e Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një konferencë për shtyp, Balla tha se në Kuvendin e Shqipërisë veç maxhorancës ka tre grupe të tjera parlamentare, ndaj dhe nuk do të ketë diskutime me ta.
“Nuk e di të ketë një grup parlamentar me emrin Komisioni i Rithemelimit. Nëse do të kishte, do të ishte i 5-i, por unë nuk e njoh,“-tha ndër të tjera Balla.