HomeLAJME“O mysliman shihe si po të digjet kurani”, shqiptari publikon videon nga...

“O mysliman shihe si po të digjet kurani”, shqiptari publikon videon nga protestat në Suedi

Prej gati 5 ditësh në Suedi po zhvillohen protesta nga partia e ekstremit të djathtë anti-islame e cila kulmoi ditën e shtunë me djegien e Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve.

Në një video të publikuar në TikTok, një i ri shqiptar ka filmuar momentin kur udhëheqësi i ‘Stram Kurs’, Rasmus Paludan djeg Kuranin ndërkohë që policia vëzhgon por nuk ndërhyn dhe disa të tjerë thërrasin Allahu Ekber.

O mysliman shihe si po të digjet kurani, krejt shteti po i mbron këta qafira, as nuk guxon ti prekësh me dorë”- thotë i riu.

Në video shihet momenti i djegies së Kuranit dhe fakti se policia nuk ka ndërhyrë për të ndaluar një veprim të tillë, ndërkohë që dhe personat që gjenden aty thërrasin kundër këtij veprimi.

“Nëse dikush futet e i bie atij aty ai quhet terrorist,  ata që djegin librin e Allahut quhen demokratn nuk e duam këtë demokraci. Jemi të kënaqur me ligjin e Allahut edhe me ma fal krejt Suedinë nuk e ndërroj me fenë time”-dëgjohet të thotë i riu.

 

Most Popular