HomeLAJMEPasi Bora tha se i ka kërkuar falje, Donaldi i përmend emrin...

Pasi Bora tha se i ka kërkuar falje, Donaldi i përmend emrin në koncert: Për kë e kam dedikim? Bëni tagg…

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Donald Veshaj, duket se i është përkushtuar muzikës. Pas këngës së parë “Toxic Love” në bashkëpunim me Elgit Dodën, ai ka nxjerrë në treg edhe dy projekte të reja muzikore.

Vetëm katër javë më parë publikoi “Nuk je”, një këngë që të gjithë fansat besojnë se është dedikim për ish-partneren, Bora Zemani.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë, Donaldi së bashku me vëllanë binjak, Romeo Veshaj dhe Elgit Dodën publikuan këngën që mban titullin “Picasso”.

Edhe për këtë, fansat janë të bindur se vargjet që këndon Donaldi janë dedikim për Borën.

Së fundmi, teksa ishte i ftuar në një koncert së bashku me Romeon dhe Elgitin, ai i pyet fansat se për kë e ka dedikim këngën “Picasso”. Fansat njëzëri thonë “Bora”, ai i pyet sërish “për kë?”.

Most Popular