HomeLAJMESërish shpërthime në Mitrovicë, reagon Policia e Kosovës

Sërish shpërthime në Mitrovicë, reagon Policia e Kosovës

Disa media lokale të Mitrovicës para pak minutash kanë raportuar se janë dëgjuar dy shpërthime në veri të qytetit.

Dëshmitarët thonë se shpërthimet janë dëgjuar në një prej lagjeve ku jetojnë shumë shqiptarë në veri. Ndërkohë policia e Kosovës ka reaguar duke thënë se krismat e dëgjuara në Veri, dyshohet se janë nga mjetet piroteknike.

Sipas policisë,me shumë mundësi mund të kenë qenë si pjesë e një festë ditëlindjeje dhe nuk ka dëme.

Most Popular