HomeLAJMEVrasja e Merushes, Fatjoni: Babai e masakroi me sfurk, nëna nuk bëri...

Vrasja e Merushes, Fatjoni: Babai e masakroi me sfurk, nëna nuk bëri asgjë

Merushe Hazizi u vra me sfurk nga Xhevahir Hoxha. Kështu deklaroi ditën e sotme Fatjon Hoxha në emisionin ‘Me zemër të Hapur’, duke u shprehur se i ati e ndoqi partneren e tij në banesë deri në momentin që e vrau. Më tej, ai shton se në banesë ka qënë edhe nëna e tij, e cila nuk ka bëri asgjë për të ndaluar vrasjen.

‘Merushja nuk e hapte telefonin. Me sfurk e ka masakruar, babai kishte shqyer dyert, ajo kishte qënë duke gatuar në banjo se nuk na linte, ai e ka dëgjuar dhe ishte futur aty. Merushja nuk kishte shenja jete kur e pashë. Unë nuk renda pas babait, nëna ishte vërdallë, nuk bëri asgjë.’- tha Fatjoni.

Xhevahir Hoxha, 61 vjeç, banues në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier vrau më 12 prill Merushe Hazizin e më pas u vetëvar. I moshuari kreu krimin pasi nuk ishte dakord me lidhjen e Merushes dhe djalit të tij.

Most Popular