HomeLAJMEAksident tragjik në Durrës/ Po kalonte rrugën me djalin, makina merr përpara...

Aksident tragjik në Durrës/ Po kalonte rrugën me djalin, makina merr përpara nënën, pamje të rënda (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Shkozet të Durrësit.

Në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Haxhiaj, shihet se si makina me drejtues 19-vjeçarin Vjaldo Hima, përplas fuqishëm nënën me fëmijë, teksa ata përpiqeshin për të kaluar rrugën.

Siç shihet, nëna me djalin përdore kalon një korsi të karrexhatës, ndërsa më pas tenton për të kaluar edhe karrexhatën e krahut të kundërt për të përfunduar në trotuar, por gjatë këtij momenti përplaset fuqishëm nga makina.

Mësohet se si pasojë e përplasjes është dëmtuar gruaja, ndërsa fëmijë ka shpëtuar. Gruaja është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet që policia të japë versionin zyrtar mbi ngjarjen.

Most Popular