HomeLAJMEDonald Veshaj i bën thirrje Bora Zemanit: Je mendimi im i parë...

Donald Veshaj i bën thirrje Bora Zemanit: Je mendimi im i parë pas tërmetit, të pres…

Pas termetit të fuqishëm në Bosnje, lëkundjet u ndjenë në disa shtete, përfshirë edhe vendin tonë. Mes shumë njerëzve të panikosur nga tërmeti nuk mungoi edhe reagimi i Vipa-ve shqiptarë, një ndër to ishte aktori i humorit donald Veshaj i cili postoi në Instastory një batutë.

“Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?”-shkruante ai.

Pas postimit në Instagram Donaldi ka postuar edhe një video nga Tik-Tok ku në sfond dëgjohej një pjesë e këngës së njohur JP Saxe- ‘If the World was ending.’ E teksa Donaldi këndonte dhe bënte mimikën e fytyrës të trishtuar poshtë videos ka shkruar: “Mendimi im i parë pas tërmetit. Të pres në autostradë sonte!”

Kjo bëri që fansat menjëherë të fillonin të aludonin se mos kjo ishte ndonjë thirrje për ish-të dashurën e tij, moderatoren Bora Zemanit. Aktori Donald Veshaj u nda nga Bora Zemani kur ishtë pjesë e ‘Big Brother VIP’. Ai nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe pas daljes nga formati menjëherë u nda nga ajo. Në postimin e fundit ai është shprehur së është penduar edhe dëshiron të rikthehet me Borën.

Most Popular