HomeLAJMEKurthi që lanë rusët pasi u larguan nga qytetet ukrainase/ Fusin bomba...

Kurthi që lanë rusët pasi u larguan nga qytetet ukrainase/ Fusin bomba në lodrat e fëmijëve (FOTO)

Ushtarët rusë duket se nuk janë larguar nga qytetet e Ukrainës pa lënë gjë mbrapa.

Përveç varreve masive dhe torturave që u shkaktuan të vdekurve, ata kanë menduar dhe se si të marrin më shumë jetë ukrainasish madje pa qënë aty.

Një kukull e mbushur me eksploziv, një top me një vrimë të hapur në të cilin është vendosur një fitil me dinamit, një bombë artizanale në vend të një baterie telefoni lodër.

Rusët lanë pas mjete të reja vdekjeje, të maskuar duke synuar më të pambrojturit, fëmijët.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një galeri fotosh që dëshmojnë mizorinë e denoncuar nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Kievit, i cili publikoi në Telegram.

“Pushtuesit e dinë mirë se fëmija fillimisht do të marrë lodrën e tij kur të kthehet në shtëpi, bëni kujdes”, ka shkruar ai.

Kurthi që lanë rusët pasi u larguan nga qytetet ukrainase/ Fusin

Kurthi që lanë rusët pasi u larguan nga qytetet ukrainase/ Fusin

Kurthi që lanë rusët pasi u larguan nga qytetet ukrainase/ Fusin

Most Popular