HomeLAJMEMe imazh krejt të ri, shfaqet në publik e dashura sekrete e...

Me imazh krejt të ri, shfaqet në publik e dashura sekrete e Vladimir Putinit

E dashura sekrete e presidentit rus Vladimir Putin është rishfaqur me një imazh të ri në Moskë. Thashethemet flisnin se ajo ndodhej në një shtëpi private në Zvicër, por Alina Kabaeva, 38 vjeç, i ka befasuar të gjithë sot.

Medalistja e artë olimpike ishte prezente në një provë të gjimnastikës ritmike për të rinj në “VTB Arena” të Moskës përpara “Festivalit Alina” një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën.

“Diçka vërtet ka ndryshuar në fytyrën e Kabaevës… atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur”, ka shkruar revista ruse “Cosmopolitan”.

Duke shmangur lidhjen e saj me Putinin në mënyrë që të mos censurohet nga shteti, revista nënvizon: “Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë. Gjimnastja pothuajse kurrë nuk shfaqet në publik, nuk del në rrjetet sociale dhe nuk është e mundur ta shohësh aksidentalisht në rrugë apo në qendra tregtare”.

Kanali në Telegram “Tol’ko Nikomu” gjithashtu duke zgjedhur fjalët e tij me kujdes për të shmangur censurën ruse la të kuptohej se ajo dhe Putin kanë të njëjtin kirurg plastik.

“Një paraqitje e re e rrallë e Alina Kabaeva. Kësaj radhe ajo është veshur casual dhe sërish me unazë martese. Dhe po, duket e njëjta dorë estetike në familje”, shkruhej aty. /Daily Mail/

Most Popular