“Ndodhen tre bomba në shtëpinë tënde, ke 72 orë për t’u larguar nga klubi, në të kundërt do t’i shpërthejmë”. Zbulohen detaje të tjera nga kërcënimi që iu bë pak ditë më parë kapitenit të Manchester United, Harry Maguire, menjëherë pas humbjes 4-0 përballë Liverpool.
Shtypi anglez ka bërë me dije se Maguire ishte duke u stërvitur në momentin që menaxheri i tij ka marrë një e-mail kërcënues.

Agjenti i tij e ka marrë shumë seriozisht këtë kërcenim duke telefonuar menjëherë policinë e cila ka shkuar në shtëpinë e Maguire, por nuk kanë gjetur gjë.

Në lidhje më këtë u pyet edhe trajneri Ralf Rangnick.: “Është një tjetër shenjë e shëmtuar e botës së çmendur ku jetojmë”, u shpreh shkurtimisht Rangnick.