Një prej oligarkëve rusë të gazit u gjet i varur jashtë vilës së tij, ndërsa gruaja dhe vajza u gjetën të vrara brenda banesës.
Nga raportimet e para thuhet se Sergey Protosenya, 55 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten dhe të bijën dhe më pas është varur në oborrin e vilës në Costa Brava në Barcelona.
Megjithatë, raportet lokale thanë se provat nuk çojnë përfundimisht drejt këtij shpjegimi, pasi nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje në pronë dhe dukej se ishin marrë hapa për t’u siguruar që nuk kishte gjurmë gishtash, duke bërë që hetimet të mbeten të hapura.
Trupat e tyre u gjetën të martën, vetëm një ditë pasi një tjetër multimilioner rus u gjet i vdekur me gruan dhe vajzën e tij në apartamentin e tyre në Moskë, që dyshohet sërish për një vetëvrasje me armë.
Protosenya, i cili kishte një pasuri prej mbi 330 milionë paund, ishte Zëvendëskryetar në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror Novatek për shtatë vjet.