HomeLAJMEPa muskuj dhe pa famë/ Si dukej Robert Berisha në 1998, në...

Pa muskuj dhe pa famë/ Si dukej Robert Berisha në 1998, në ‘hije’ të Adelina Ismajlit

Ishte viti 1998, dhe një vizitë në Maqedoninë e Veriut do të entuziazmonte fansat shqiptarë nga vizita e disa personazheve të njohur.

Natyrisht që e gjithë vemendja do të shkonte për Adelina Ismajlin, që në atë kohë ishte ndër personazhet më të pëlqyera në trevat shqipfolëse.

Por krah saj ishte dhe një djalosh, i panjohur për kohën. Flasim për Robert Berishën që sot është ndër djemtë më të pëlqyer në showbizzin tonë.

Por për kohën që po flasim, ai ishte në hije përpara Adelinës. Foto e shumë viteve më parë, nxjerr në pah ndryshimin drastik që ka ndodhur me artistin e njohur.

 

Me disa kile më pak e muskuj gjithashtu më pak, Roberti edhe pse më i ri në moshë, është larg imazhit seksi që jemi mësuar ta shohim sot. Nga ana tjetër, duket se Adelina nuk paska ndryshuar shumë. Si gjithnjë etravagante dhe në një formë të mirë fizike, ajo di të tërheq vëmendjen edhe sot, njësoj si atëherë.

 

Most Popular