HomeLAJMEU gjet i vrarë me thikë në fyt, letra në xhepin e...

U gjet i vrarë me thikë në fyt, letra në xhepin e avokatit shqiptar: Më falni!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u gjet i vrarë me thikë në fyt avokati shqiptar Aineo Redo. Në xhepin e rrobave që kishte veshur iu gjet një letër, ndërsa një tjetër ishte lënë në zyrën ligjore ku punonte, jo shumë larg via Isola di Malta dhe një të dytën e gjetën në xhep. Rreshtat e fundit ai i kërkonte falje famijes për vetëvrasjen.

Mediat italiane e përshkruajnë krimin si makabër, ndërsa raportojnë se avokati shqiptar ai u gjet me fyt të prerë me thikë, midis rrugës, në Reggio Emilia në Itali, ndërsa një kalimtar i rastit lajmëroi policinë. Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes. Ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje.

Most Popular