HomeLAJMEU gjet nën rrënoja, detajet për viktimën nga tërmeti në Bosnje, shkëmbi...

U gjet nën rrënoja, detajet për viktimën nga tërmeti në Bosnje, shkëmbi i zuri shtëpinë

Detaje të reja janë zbuluar rreth viktimës së vetme që ka shkaktuar tërmeti që tronditi Bosnje Hercegovinën, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në vendin tonë.

Sipas informacioneve paraprake e reja u gjet nën rrënoja pasi një pjesë e kodrës u shemb duke rënë mbi shtëpinë e familjes së saj.

Edhe pse është dërguar menjëherë në qendrën shëndetësore të Stolacit, e reja kishte ndërruar jetë në vend. Familjarët e saj kanë marrë disa plagë por janë jashtë rrezikut për jetën.

Most Popular