HomeLAJMEVD/ Momenti kur tërmeti lëkund studion e hoxhës në Pejë: Allahu na...

VD/ Momenti kur tërmeti lëkund studion e hoxhës në Pejë: Allahu na mëshiroftë…

Hoxha dhe Kryeimami i Pejës, hoxha i Kosovës Enes Goga, po kumtonte në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit në një lidhje të drejtpërdrejtë me Peace TV kur në çast nisën lëkundjet e tërmetit.

“Ne tani në Pejë kemi tërmet, në këtë moment që jam duke folur… Allahu Erber, Allahu na faltë pasi është duke u dridhur bajagi. Allahu mos na dënoftë për gabimet tona. Allahu na mëshiroftë në këtë muaj të mëshirshëm. Po e ndërpresim pak në këto momente pasi janë duke u shqetësuar fëmijët,”-tha ai.

Ai edhe pse për besimin në Zot po fliste sërish Zotit iu drejtua në ato çaste të vështira. Mediat lokale raportojnë se tërmeti me magnitudë 6 ballë afër Stolacit është ndjerë në shumë qytete, si në Sarajevë, Mostar, Trebinje, Banja Luka, Lubinj. Një pjesë e oxhakut të pallatit pranë Teatrit Kombëtar është shembur dhe një vajzë ka vdekur.

Most Popular