HomeLAJME“Dëgjoi zërin e saj që kërkonte ndihmë”- Krimi i rëndë në Roskovec,...

“Dëgjoi zërin e saj që kërkonte ndihmë”- Krimi i rëndë në Roskovec, flet vëllai i autorit

Vëllai i Xhevahir Hoxhës ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë në Roskovec me dy viktima.

Ai rrëfeu se bashkëshortja e tij ishte në kuzhinë në momentin kur 61-vjeçari vrau me sfurkë bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin. Sipas tij, ajo kishte dëgjuar zërat e Merushes për ndihmë por s’kishte ndërhyrë nga frika.

Vëllai autorit tregoi në emisionin “Me Zemër të Hapur” se e shoqja e telefonoi duke i kërkuar që të njoftonte Fationin për atë çfarë po ndodhte në banesën e tij.

Ai u shpreh se Fation Hoxha e donte me mish e me shpirt Merushen, dhe se kurrë nuk e ka dhunuar të atin.

“Bashkëshortja ishte në kuzhinë. Dëgjoi zëra për ndihmë”, tha ai.

A ka pasur frikë nga Xhevahiri?

“Ka pasur, ishte grua, vetëm. Nuk kishte burra, unë po vija nga puna, më merr në telefon duke qarë thotë: Ku je, merr Fationin. Ai sapo kishte ikur në punë me zetor. E mora në telefon dhe i tregova. Unë po vija nga puna. Kemi folur me vëllain, por nuk merrte vesh. Edhe për konfliktin kemi folur. Jo, Fationi se dhunonte kurrë babain e tij, është djalë shumë i mirë. Ai e donte shumë Merushen, me mish e me shpirt”, u përgjigj vëllai i autorit.

Most Popular