HomeLAJMENjihuni me dhëndrin milioner të Monika Lubonjës. Si u lidh me Tean?

Njihuni me dhëndrin milioner të Monika Lubonjës. Si u lidh me Tean?

Festa e ditëlindjes së Monika Lubonjës ka nxjerrë në pah disa marrëdhënie të reja mes ish-banorëve, por jo vetëm. Krahas miqësive dhe mungesave të disa personazheve, të gjithë vëmendjen e mori vajza e Monika Lubonjës.

Tea u bë një emër i njohur për publikun, pasi e ëma e përmendte shumë shpesh brenda “Big Brother”. Ndonëse përshkruante disa anë të karakterit të saj dhe detaje nga jeta e së bijës, Monika kurrë nuk foli për lidhjen e Teas.

Do të duhej festa e ditëlindjes së saj, për të zbuluar se në fakt Tea prej vitesh jeton një histori dashurie të konsoliduar.

Në disa “Instastory” që qarkullojnë në rrjet, duket Tea me të dashurin e saj duke u puthur. Partneri zyrtar i vajzës së aktores quhet Ermir Papadhimitri dhe në Tiranë është mjaft i njohur, si një ndër biznesmenët e ri më të suksesshëm.

Ermiri është inxhinier dhe prej afro 10 vitesh drejton një kompani dixhitale që merret me zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing.  Çifti është së bashku prej shumë vitesh dhe, mesa duket, lidhja e tyre tashmë po jetohet në distancë. Të dy janë njohur në shkollë dhe për disa kohë kanë ndarë edhe karrierën me njëritjetrin veç jetës personale.

Një tjetër fakt që tregon se kjo lidhje është pranë zyrtarizimit është fakti se Ermiri ka qenë në festën e vjehrrës së tij. Madje çifti nuk i ka kursyer puthjet pasiononte dhe përqafimet mes të pranishmëve.  Prej kohësh familjet e Teas dhe Ermirit janë në dijeni të kësaj lidhjeje dhe e simpatizojnë marrëdhënien e krijuar nga dy të rinjtë.

 

Most Popular