HomeLAJMEKrim i rëndë në Itali/ Vëllai vret motrën në rrugë, burri i...

Krim i rëndë në Itali/ Vëllai vret motrën në rrugë, burri i viktimës ‘dëshmitar’ i skenës

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali. Alice Scagni është goditur me thikë nga i vëllai. Mediat raportojnë se ngjarja mes tyre ndodhi në rrugë, duke bërë që skena të shihej nga dëshmitarët.

Alberto Scagni e goditi me thikë motrën e tij dhe më pas tentoi të arratisej por u ndalua nga makinat e policisë. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e konfliktit që çdoi në vdekjen tragjike të së resë. Alice ka qenë duke ecur me qenin kur i është afruar vëllai i saj me të cilin ka nisur të grindet për arsye ende të paqarta. Ai e goditi atë gjatë mosmarrëveshjes duke e plagosur për vdekje. Burri i saj dhe disa persona të tjerë ishin dëshmitarë të skenës.

Ajo që ndodhi mbrëmjen e së dielës nuk ishte sherri i parë mes Alice Scagni dhe vëllait të saj Alberto. Ky i fundit ka qenë i papunë dhe sipas dëshmive vazhdimisht konfliktohej me motrën e tij.

Most Popular