HomeLAJMENëna e lindi dhe e futi në valixhe, humb jetën foshnja në...

Nëna e lindi dhe e futi në valixhe, humb jetën foshnja në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Mësohet se një grua ka lindur fëmijën e dhe e ka future më pas në një valixhe. Për pasojë, foshnja ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit ndërsa. Nëna e fëmijës, e cila ka probleme të shëndetit mendor, e ka lindur fëmijën në shtëpi ku jetonte e vetme.

Mësohet se foshnjën e ka gjetur në banesë bashkëshorti i gruas Klodi Hasimllari, që e solli në jetë. Ai kishte ardhur nga emigracioni para një muaji. Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti, pasi konstatoi aromë të rëndë në dollap, nuk është i tiji.

Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç.

NJOFTIMI

“Korçë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.” /abcnews.al/

Most Popular