HomeKURIOZITETBurri nga Gjermania gjen 150 mijë euro në dollapët e kuzhinës që...

Burri nga Gjermania gjen 150 mijë euro në dollapët e kuzhinës që i bleu në eBay

Thomas Heller nga Bitterfield në Gjermani, kishte blerë disa dollapë të përdorur në eBay, dhe mbeti i shokuar kur zbuloi se brenda tyre ishin fshehur 150 mijë euro.

Heller bleu dollapët nga prona e një çifti të moshuar dhe madje negocioi çmimin nga 300 sa shiteshin në fillim – duke arritur t’i marrë për 240 euro, transmeton Telegrafi.

E pasi që arriti këtë marrëveshje, 50-vjeçari mbeti i shokuar kur zbuloi se në dy dollapët ishin fshehur para të majme. Brenda dollapëve Heller hasi në para të thata (kesh) që kapnin shumën e 150 mijë eurove, që duket se ishin fshehur atje dhe pronarët kishin harruar që akoma ekzistojnë.

Heller që është drejtor ekzekutiv i projektit për banim social, ka thënë për mediat lokale se një zarf kishte qenë i hapur dhe me plot para – kartëmonedha nga 100 euro që e ‘shikonin”.

Megjithatë në vend se ta shfrytëzojë rastin siç kishte vepruar shumica, ai shkoi në stacionin më të afërt të policisë për t’i dorëzuar paratë.

“Hapën edhe dollapët e tjerë para syve të mia. Aty kishte zarfe tjera me para. Dyqindëshe, pesëqindëshe”, shtoi Heller.

E pas hetimeve të filluara, u konstatua se paratë i takojnë një gruaje 91-vjeçe nga qyteti Halle që kishte jetuar në shtëpinë e pleqve, pasi që i kishte vdekur bashkëshorti.

Most Popular