HomeLAJME"30% rritje"/ Rama-Tabakut: Më kujtove 430 mln euroshin, kur ti ishe prokurore...

“30% rritje”/ Rama-Tabakut: Më kujtove 430 mln euroshin, kur ti ishe prokurore e unë dëshmitar

Edi Rama: Çmimi i krizës energjike në Shqipëri ka mbetur atje ku ishte më parë, por në vendet e tjera është rritur, si në Evropë e kudo tjetër. Vetëm në Shipëri çmimi nuk rritet e vazhdon të mbetet njësoj si para krizës. Sot patjetër nafta është komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë dhe paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja e përse ne kemi këtë normë inflacioni. Dhe e dyta, rritja e prodhimit vendas, sepse nuk e kemi importuar inflacionin nga vendet e tjera. Vetëm për eksportet me Serbinë dhe me Maqedoninë e Veriut kemi një rritje domethënëse, thuajse dyfish, në aspektin e fondeve. Kjo për inflacionin. Ju folët për 30% që më kujtoi atë 430 milionshin për të cilin kemi pasur një ballafaqim pasi ju keni qenë në rolin e prokurores e unë në atë të dëshmitarit. Grupi i ushqimeve e pijeve alkoolike sipas INSTAT është 11.4%, nuk ka 30% këtu. Madje krahasuar me muajin e kaluar, çmimet janë ulur. Është muaj me muaj, flet INSTAT dhe jo unë.

Most Popular