HomeLAJMEPara një viti Cllevio ndaloi babain e Noizyt në rrugë: O xhaxh...

Para një viti Cllevio ndaloi babain e Noizyt në rrugë: O xhaxh unë jam gjuajtës nga Amerika, jam pantera që të gjej

Para dy ditësh, Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano u përfshi në një sherr me reperin Noizy. Pas sherrit, ndonëse u dhunua nga Noizy, Ahmeti u arrestua, teksa Rigelsi dhe babai i tij thjesht u hetuan. Ndërkohë sot biznesi i Noizyt, butik rrobash që ishte marrë me qira nga babai i tij shpërtheu nga një lëndë plasëse, tritol. Cllevio është shumë aktiv në rrjete sociale, teksa para një viti ndoqi me makinë babain e Noizyt, Bashkim Rajkun dhe e ndaloi në rrugë duke i thënë se po e përshëndet për qejf, duke e cilësuar Noizyn si kampion e duke i shtuar se është gjuajtës nga Amerika dhe pantera që të gjen.

“O xhaxh, po të përshëndes për qejf, edhe unë jam një nga ata që djali jot nuk e ka qejf por ti je baba edhe e ke kampion djalin, pavarësisht se ne në rrugë, unë jam Cllevio Serbiano, respekte, gjujts nga Amerika. Kupto ti ore Noizy. Ishte king edhe babi jot. Edhe unë e kam king babin. Ky jam unë, pantera që të gjej. Hape krahun të kalojë babai i Noizyt dhe unë do e ndjek eskortë, është në besën time deri te shtëpia jote se mos i ndodh gjë rrugës. Ec se do e shoqërojmë. Se mos thuash më preu në besë, më kapi babin. Jo, as nga ty nuk kam gjë, seriozisht. Të takon respekti se je reper që ke shkruajtur historinë. Kjo ishte thjesht rastësi”, i thotë Cllevio babait të Noizyt.

 

Most Popular