HomeLAJMERama flet në Kuvend: Nuk kam shkollë zonja Tabaku, më orientoni pak

Rama flet në Kuvend: Nuk kam shkollë zonja Tabaku, më orientoni pak

Në nisje të fjalimit të tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk la pa komentuar deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabakut për shifrat e INSTAT. Kryeministri kërkoi orientim nga Tabaku, e me ironi i tha se është pa shkollë e se do donte të dinte se nga dolën shifrat që ajo bëri të ditur nga foltorja e Kuvendit për paketën sociale.

‘Jam dakort me ju zonja Tabaku, është e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, unë nuk po i hyj se nuk i hyj dot debatit për inflacionin, por po marr me radhë disa nga gjërat që thoni ju, duke qenë se ju flisni me shifra, unë do të isha shumë mirënjohës nëse do të më thonit e orientonit se ku i gjetur shifrat e INSTAT pasi unë i kam përpara.‘- deklaroi Rama.

Most Popular