HomeLAJMEDorëzohet pas arratisjes burri i shqiptares që u gjet e vdekur në...

Dorëzohet pas arratisjes burri i shqiptares që u gjet e vdekur në Greqi: Nuk e vrava, ika se s’kam letra

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Greqi.

Një burrë shqiptar njoftoi ambulancën atje për vdekjen e gruas së tij në shtëpi dhe më pas u arratis.

Gruaja është konstatuar e pajetë në dhomën e gjumit të saj në shtëpinë që ndodhet në rrugën Tcopanakou në Gyzi të Athinës.

Viktima është identifikuar si Miranda dhe është nga Fieri, ndërsa burri i saj Dhimitri ishte nga Bilishti i Korçës dhe kishte probleme me alkoolin.

Ndërkohë sot një ditë pas ngjarjes, policia ka arrestuar burrin e të ndjerës.

Ky i fundit është pa dokumente dhe leje qëndrimi dhe kjo sipas tij ishte arsyeja pse ai u largua nga shtëpia duke mohuar përfshirjen në vdekjen e së shoqes.

Sipas autoriteteve skenari i vrasjes është hedhur poshtë dhe dyshimet janë për një vdekje natyrale por përgjigje të qarta do të japë ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia është në pritje të plotësimit të raportit mjeko-ligjor, për të zbuluar se nga ka ardhur vdekja e 62-vjeçares shqiptare.

Most Popular