HomeLAJMERama në Kosovë, Berisha: Misionari i Beogradit do të rrëzojë qeverinë Kurti

Rama në Kosovë, Berisha: Misionari i Beogradit do të rrëzojë qeverinë Kurti

Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një mision vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka dëshirë që të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit e për këtë arsye është nisur këtë herë drejt Kosovës. Sipas Berishës, Rama ka marrë udhëzime nga Beogradi.

Statusi i plotë

Rama në Kosovë si misionar i Beogradit! Të dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian të Ohrit ku presidenti i sebomadhisë Aleksandër Vuçiç me urdhër të Putinit mblodhi vasalët e tij të Tiranës dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus në kundërvënie të hapur të procesit të Berlinit duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet  konsguente kundër projektit  ruso -serb të Ballkanit të Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguencë interesat e kombit shqiptar por edhe të Bashkimit Europian dhe NATO-s në rajon. Me këtë rast duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar nga Beogradi,  paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiç të heqi dorë nga skenarët e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do marri ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar.

Rama ishte sot në Kosovë ku zhvilloi disa takime. Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Most Popular