HomeLAJMEMeta kujton 2 korrikun 1990: Koha për të ndërtuar Europën në...

Meta kujton 2 korrikun 1990: Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani

Presidenti I Republikës Ilir Meta ka përkujtuar sot 2 korrikun e vitit 1990 ku një grup shqiptarësh me në krye Ylli Bodikun çanë rrethimin e ambasadës gjermane dhe u futën brenda oborrit.

“Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas ngjarjeve të Ambasadave garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve”, shkruan Meta teksa ndan dhe videon nga momenti.

Meta u ka kujtuar dhe njëherë shqiptarëve që koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani dhe që kjo rrugë të garantohet shpejt është në dorën tonë.

Most Popular