HomeLAJMENgacmonte të miturat dhe u premtonte para, arrestohet “ujku në s*ks” i...

Ngacmonte të miturat dhe u premtonte para, arrestohet “ujku në s*ks” i Shkodrës

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 65-vjeçar të identifikuar si Vehbi Haxhija, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale kërkonte marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt parave. I moshuari u shpall në kërkim dhe u arrestua pasi u zbulua nga një emision ivestigativ se ka ngacmuar disa vajza të mitura në kohë dhe vende të ndryshme. Haxhija, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale kërkonte marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt parave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’. Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura”, sqaroi Policia e Shkodrës.

Bashkëpunëtores së emisionit i dërgoi një sms në mesenxher, dhe pas kësaj ai filloi t’i shpjegonte vajzës gjithë procesin e seksit edhe pse ajo ishte prezantuar si 14-vjeçare. Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, do t’i blejë rroba dhe telefon mjafton që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë. Ai e prezanton veten si “ujk të seksit”.

Most Popular