Një skandal është zbuluar në Britaninë e Madhe, ku zëvendësdrejtori i shkollës ku shkojnë fëmijët e familjes mbretërore akuzohet për pedofili.
Matthew Smith, i cili ka drejtuar për disa vite shkollën që tashmë frekuentojnë princi George dhe princesha Charlotte, pranoi se përdorte aplikacionin e koduar Telegram për të marrë dhe ndarë imazhe seksuale dhe filma të fëmijëve për katër vitet e fundit.
Mësuesi i arsimuar në Oksford dhe Kembrixh u emërua Zëvendës Drejtues i Kapelanisë në Thomas’s Prep School në Battersea, pasi dha mësim në Nepal për pesë vjet.
Në një mesazh për prindërit, drejtori i shkollës Ben Thomas tha se Smith u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit të dielën.
“Ne e kuptojmë nga NCA se nuk ka asnjë provë që ndonjë nga këto vepra ka të bëjë me punësimin e zotit Smith me Thomas ose me studentët aktualë ose të mëparshëm në shkollë.”
Ai tha se Smith u shkarkua si ndihmës drejtor kur akuzat dolën në dritë dhe studentët do të njoftoheshin për largimin e tij. Smith u deklarua fajtor në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të mërkurën.
Smith pranoi dy akuza për shfrytëzim seksual të një fëmije midis vitit 2018 dhe nëntorit të këtij viti. Ai gjithashtu u deklarua fajtor për tre akuza për marrjen e gjithsej 45 fotografive dhe filmave të fëmijëve.
Fëmijët e Princit dhe Princeshës së Uellsit ndjekin shkollën, në të cilën tarifat janë deri në 25,000 £ në vit. George është tashmë në klasën e tretë, ndërsa motra e tij Charlotte është në klasën e parë.