HomeLAJMEFOTOT/ I vdiq gruaja 7 muajshe shtatzënë në aksident, momenti kur shqiptari...

FOTOT/ I vdiq gruaja 7 muajshe shtatzënë në aksident, momenti kur shqiptari mëson lajmin në Gjykatë

Këto foto vijnë nga momenti kur Adem Nikeziq, 30-vjeçari që ishte në drejtimin e makinës ku udhëtonte bashkë me të fejuarën e tij shqiptare, mëson se ajo ka vdekur.

23-vjeçarja Adriana Sylmetaj ishte duke udhëtuar me të fejuarin Nikeziq, në momentin kur makina e tyre u përfshi nga një aksident në New York. Vajza, 7 muajshe shtatzënë ndërroi jetë. Nikeziq e mësoi lajmin në gjykatë. Ai u paraqit me karrige me rrota për shkak të dëmtimeve që mori në aksident.

“Askush nuk i kishte treguar atij se e fejuara dhe foshnja kishin vdekur,” tha avokati i Nikezeqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu në lot, duke qarë. Madje në fillim nuk e besoi.”-rrëfeu ai. 

30-vjeçari akuzohet për vrasje nga pakujdesia pasi në momentin e aksidentit ishte duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

 

Most Popular