HomeLAJMEArrestohet personazhi i famshëm i "Tik Tokut", VIDEO ku Altin Çoku tregon...

Arrestohet personazhi i famshëm i “Tik Tokut”, VIDEO ku Altin Çoku tregon historinë e fotos intime me vajzën qe u vetë*ra!

Altin Çoku, një personazh viral në TikTok është vënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se ka çuar një të re drejt vetëvrasjes, duke i publikuar foto intime në rrjetet sociale.

Në një prej videove të shumta në TikTok, ai madje ka treguar dhe mënyrën se si fotoja është shpërndarë.

Sipas tij ai ka qenë në lokal me një shok, kur vajza në fjalë, tashmë e ndjerë i ka dërguar një foto që kishin bërë së bashku një ambientet e një hoteli.

Shoku sipas Çokut ka qenë dhe personi që ka shpërndarë foton në rrjetet sociale, dhe më pas janë hapur profile fallso në emër të vajzës.

Sipas tij vajza ka qenë e martuar dhe pas publikimit të fotos është ndarë nga partneri i saj, e madje dhe dy herë të tjera ka tentuar vetëvrasjen.

“Cuca e huaj është ndarë me burrë, dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten, dhe unë normal kam bërë debat me gruan time, dhe i kam thënë ik të q*** ropt. Kam shkuar në një lokal me një shok, dhe ajo goca më ka dërguar një foto që e kishim bërë në hotel. Ky rop q*** e ka marrë foton dhe e ka shpërndarë, dhe janë hapur adresa me foton e saj”, thotë Çoku në një video në TikTok.

Most Popular