HomeLAJMERaporti i OKB: Një në pesë nga speciet migratore është në rrezik...

Raporti i OKB: Një në pesë nga speciet migratore është në rrezik zhdukjeje

Kafshët migratore janë më të cenuarat në botë dhe po përballen me një rrezik në rritje të zhdukjes, paralajmëron një raport historik i OKB-së. Nga breshkat e gjelbra te ngjala evropiane, pinguini afrikan, speciet migratore janë eksploruesit e mëdhenj të mbretërisë së kafshëve. Ato luajnë një rol thelbësor në mbrojtjen e habitateve të Tokës duke transferuar lëndë ushqyese, duke pjalmuar dhe ruajtur tokat pyjore. Por shfrytëzimet e shumta i ka lënë “speciet në prag të zhdukjes”.

Më shumë se 40 vjet më parë, shumë nga kombet e botës nënshkruan një marrëveshje për të mbrojtur speciet migratore në botë, e njohur si Konventa për Ruajtjen e Llojeve migratore të Kafshëve të Egra. Tani, një vlerësim i parë global është ndërmarrë duke parë numrin dhe shëndetin e këtyre kafshëve. Nga 1,189 speciet e vlerësuara, studiuesit zbuluan se një në pesë prej tyre janë të kërcënuar me zhdukje.

Përfundimi i raportit tregon se zhdukja është nxitur nga faktorë si aktiviteti njerëzor, gjuetia dhe vrasja e tepruar e kafshëve, shkatërrimi i habitatit, ndryshimet klimaterike dhe zgjerimi i qyteteve që sjellin zhurmë dhe ndotje. Vlerësohet se midis 11 dhe 36 milionë zogj vriten ose merren ilegalisht çdo vit në rajonin e Mesdheut, me disa milionë të tjerë që vriten ose merren po ilegalisht në Gadishullin Arabik, Iran dhe Irak.

Raporti rekomandon që:

Vendet te identifikojnë rrugët e migrimit të kafshëve më të rrezikuara dhe të krijojnë zona kyçe të biodiversitetit

Të krijohen korridoret e tokës së mbrojtur

Të sigurohet që 30% e tokës dhe zonave detare të degraduara të restaurohen

Duke hartuar korridoret e migrimit, shpresohet se kafshët mund të mbrohen nga aktivitetet njerëzore. Popullatat e disa specieve po rriten falë përpjekjeve për ruajtje. Popullsia e balenave Humpback në Atlantikun e Jugut numëronte vetëm 450 në mesin e viteve 1950 pasi u gjuajt gjerësisht. Pas mbrojtjeve, tani vlerësohet të jenë më shumë se 25,000 balena.

Most Popular