HomeInteresi PublikA do fillojë kriza për miell në Shqipëri

A do fillojë kriza për miell në Shqipëri

Lufta Rusi-Ukrainë pritet të japë ndikim në ekonominë botërore. Kjo në një kohë kur Europa po përjeton rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës e për rrjedhojë dhe rritje të inflacionit. Importuesit më të mëdhenj janë Holanda dhe Gjermania, të cilët po e vuanin shtrenjtimin e naftës edhe para përshkallëzimit të konfliktit.

- Advertisement -

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nevoja e Europës për gaz është edhe më e madhe sesa ajo  për naftë. Rreth 40% e gazit natyror importohen nga Rusia, pra më shumë se 1/3. Sipas ish presidentit rus shumë shpejt Europa do të paguaj 2000 euro për 1000m kub gaz. Shtrenjtim me 10 për qind kanë pësuar edhe tregjet e energjisë elektrike.

Situata paraqitet kritike ndërkohë që fuqitë e mëdha po monitorojnë nga afër furnizimet me energji për çdo ndërprerje dhe po zbatojnë një plan në koordinim me konsumatorët dhe prodhuesit kryesorë të naftës në drejtim të një investimi kolektiv për të siguruar stabilitetin dhe furnizimet global të energjisë.

- Advertisement -

Rusia është gjithashtu eksportuesja më e madhe e grurit dhe misrit, së bashku me Ukrainën mbulojnë 29% te nevojave të tregut global.

Pavarësisht garantimit të furnizimit, konflikti do të sillte një rritje të pashmangshme të çmimit, që po ndikohet edhe nga prodhimi i ulët dhe kriza energjetike, që ka rritur kostot. Në Shqipëri pritet që ndikimi të mos ndihet për momentin. Importuesit e miellit kanë deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme.

Këtë fundjavë banorët e kryeqytetit u dyndën për t’u furnizuar me miell. Euroneës Albania shkruan se qytetarët janë duke u furnizuar jo vetëm me miell, por dhe me ushqime sepse presin që gjendja e luftës të përkeqësohet dhe të përfshihemi nga një krizë.

Krahas rritjes së kërkesës për blerje, një nga tregtarët theksoi dhe rritjen e çmimit në ditët e fundit, ndërsa shtoi se ka pasur dhe mungesa.

“Është rritur me 10-15 % deri tani. Këtu e mbrapa nuk e di, është thënë që do rritet, të vërtetën nuk e dimë. Të gjithë fabrikat e kanë rritur dje dhe sot. Dje kur shkova për të marrë miell, ishte bllokuar. Nuk jepnin miell sepse thoshin se do të rritet çmimi. Ai që ka pas marrë një thes, tani merr 5 thasë,” – u shpreh një tregtar.

Aktualisht Rusia dhe Ukraina janë furnitorët kryesorë të Europës me grurë. Shqipëria afro 70% të drithërave i siguron nga Serbia dhe Rusia.

Në Shqipëri pritet që ndikimi të mos ndihet për momentin. Importuesit e miellit kanë deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme.

Më të lexuarat