HomeAktualitetHajduteri publike/ Si i vjedh DigitAlb mijëra euro në muaj nëpërmjet "...

Hajduteri publike/ Si i vjedh DigitAlb mijëra euro në muaj nëpërmjet ” DigitAlb Online Unit”

“Digitalb” është një kompani që e quan veten platforma e të gjithë shqiptarëve.

- Advertisement -

Shumë nga klientë e saj e kanë akuzuar se ka paketa të shtrenjta edhe shumë të kushtueshme për xhepat e tyre.

QPL Media ka arritur të zbulojë se si kompania DigitAlb arrinë të ‘vjedhë’ klientët nëpërmjet shërbimit “DigitAlb Online Unit”, një shërbim ku klientët mundet të abonohen online në faqen e kësaj platforme.

- Advertisement -

Më poshtë po ju sjellim skemën dhe faktet si kjo platformë “e dashur” për shqiptarët vjedh klientët e saj:

Këtu kemi listen e abonimeve dhe çmimet përkatëse në ‘Paktetat Premium’ që ofron kjo platformë. Në një denoncim të ardhur në faqen tonë na u bë me dije se si mashtrohesh nga DigitAlb-i.

Ne do ju shpjegojmë se si kjo kompani kryen vjedhje me tarifat e shërbimit që ofron.

 

1- QPL Media do kryejë pagesën për një abonim ‘Premium+1 Mujore TOK’ me çmimin 2.490 Lek

2- Në abonim që do kryejmë na tregohet çmimi dhe mënyra e pagesës në EURO APO LEKE.

QPL Media do kryejë pagesën në Leke dhe nëpërmjet *Bankës* ( mundësia tjetër PayPal)

3- Në faqen online na bëhet me dije që shuma që do paguajmë është2.490 Leke ose 23.9 Euro

4- QPL Media pasi kryen pagesën nëpërmjet Bankës, njoftohemi se komisioni që na zbritët është 1 dollarë nga PayPal dhe që platforma DigitAlb na tarifon me shumën 2597.32 Leke ndryshe nga ajo që na thuhej në faqen e platformes ku ishte  2490 Leke. Në faqen e platformes që e quan veten platforma e të gjithë shqiptarëve nuk BEHET ME DIJE  në asnjë vend që do tarifohesh më shumë nga çmimi i paketave për abonimet përkatëse.

5-  Foto e parë njoftohemi që jemi tarifuar 1 dollarë nga PayPal dhe në foton e dytë tarifimi për abonimin është 107.32 Leke më shumë se sa ishte pagesa në faqen online të “DigitAlb Online Unit” . Por veç shumës 107.32 i shtohet dhe tarifa 1 dollarë për terminalin PayPal.

6-  Ne kontaktuam DigitAlb dhe përgjigja që morem ishte “Ne Digitalb pagesa vjen 2490 leke por online behet nepermjet paypal dhe kane nje takse qe mbajne ne cdo pagese”.

7- Në fakt e vërteta është se përveç tarifës së PayPal që nuk bëhet e ditur që do mbahet kur klienti kryen pagesën aty të mbahet dhe 107.32 Leke nga platforma DigitAlb

DigitAlb duhet të mbajë përgjegjësi për mos transparencën në tarifimin e abonimeve të kësaj platforme sepse vërtetë e quan veten platforma e të gjithë shqiptarëve por në këtë rast i bie ta quash, “platforma që vjedh me stil të gjithë shqiptarët”.

Le të marrim sikur në këtë platformë kryejnë abonime 50 mijë qytetarë dhe tareifohen me 107.32 leke (pa përfshirë tarifen e PayPal) i bie që kjo kompani vjedhë 53.660.000 Leke në muaj veç nga mos transparenca në faqen e saj të quajtur “DigitAlb Online Unit”.

Kush mban përgjegjësi?

 

 

 

Më të lexuarat