HomeInteresi Publik137 vite arsim shqiptar, shoqëria ende në borxh ndaj mësuesve

137 vite arsim shqiptar, shoqëria ende në borxh ndaj mësuesve

Që kur Shkolla e Parë Shqipe u çel 137 vite më parë, arsimi në Shqipëri ka evoluar duke përjetuar ulje-ngritjet e zhvillimeve politike dhe demografike.

- Advertisement -

Nga viti 1990 deri në vitin 2022 numri i nxënësve në arsimin 9-vjecar është reduktuar me 50% prej emigracionit të lartë të të rinjve dhe rënies së lindjeve, referojnë të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit. Në të njëjtën periudhë, armata e mësuesve është reduktuar më pak me vetëm 15%. Kjo do të thotë se raporti nxënës për mësues është përmirësuar.

Nga 20.6 nxënës për një mësues në vitin 1990, në vitin 2022 në ciklin 9-vjecar ishin 11.4 nënës për mësues, gati gjysma e para 32 viteve. Kjo ecuri në sektorin e arsimit do duhet të përkthehej në cilësi dhe në një ambient më motivues për mësuesit, por nuk po ndodh kështu.

- Advertisement -

Aktualisht mësuesit kanë pagë më të ulët se paga mesatare në sektorin publik dhe nga ana tjetër, arritjet mësimore të nxënësve shqiptarë në testin ndërkombëtar PISA shënuan nivelin më të ulët në dy dekada në vitin 2022.

Mësuesit në ciklin 9-vjeçar nga disa qytete të vendit i pohuan “Monitor” se nuk ndihen të motivuar financiarisht teksa është rritur vështirësia në punë nga ndryshimi i shpeshtë i kurrikulave mësimore, rënia e respektit ndaj figurës së mësuesit dhe përballja me fenomene të kohës në shkolla si përdorimi i drogës, bullizmit etj.

Në vitin 2023, diferenca ndërmjet pagës mesatare në sektorin publik dhe pagës mesatare në arsim u thellua më tej. Paga mesatare bruto e një mësuesi në ciklin 9-vjeçar ishte rreth 71 mijë lekë në vitin 2023, ose rreth 14% më e ulët se paga mesatare në sektorin publik prej 82 mijë lekësh. Në vitin 2022 kjo diferencë ishte 11 %.

Qeveria aplikoi një reformë për rritjen e pagave e cila në vitin e parë të saj nuk mori në konsideratë mësuesit. Pagat për administratën qendrore gati u dyfishuan, por për arsimin ato u rriten vetëm 7%. Kjo diferencë ka rritur demotivimin për mësuesit të cilët po pakësohen gjithnjë e më shumë në zonat periferike të vendit.

Në Portalin e Mësuesit janë qindra vende të lira që nuk mund të plotësohen me profilet kryesore, kryesisht në shkollat e Veriut.

“Po bëj gati 40 vite në arsim në lëndën e matematikës. Aktualisht paga e ime me të gjitha kategoritë dhe kualifikimit është vetëm 10 mijë lekë më e madhe se pastrueses së shkollës dhe nuk ka asnjë diferencë me mësuesit e tjerë me vështirësi më të ulët të tilla si arti pamor dhe sporti, ndërkohë që ngarkesa mësimore është e lartë”, thotë mësuesja e matematikës N.M.

Lënda e matematikës ka vështirësi dhe si e tillë duhet të trajtohet edhe në pagë. Ka qenë një pagesë 1200 lekë në muaj që mësuesi i matematikës merrte shumë se të tjerët, por edhe kjo është hequr tashmë. Paga neto që marrin mësuesit në arsimin para universitar është 50-60 mijë lekë në muaj.

Kjo pagë tashmë konkurrohet edhe nga profesione elementare, pas rritjes së pagës minimale. Reforma e pagave që aplikoi qeveria nuk ka prekur mësuesit. Rritja e pagës për administratën qendrore nga 30 deri 96% ndërsa për mësuesit u paga u rrit vetëm 7% ketë vit, shumë kjo e mjaftueshme për të përballuar vetëm rritjen e inflacionit.

Ekspertët e arsimit pohojnë se niveli i ulët i pagave në arsim bëhet shkak për prurje të dobëta në mësuesi në të ardhmen. Me pagat aktuale asnjë gjimnazist i mirë mësime nuk do të preferonte të studionte në degët e mësuesisë./Monitor

Burimi: Ministria e Arsimit

 

Burimi: Ministria e Arsimit
Burimi: Ministria e Arsimit
Burimi: Ministria e Arsimit

Më të lexuarat