HomeQPL SportMilan i falet një goli, Leao-Theo dhurojnë spektakël ndaj Napolit

Milan i falet një goli, Leao-Theo dhurojnë spektakël ndaj Napolit

Milan fitoi 1-0 ndaj Napolit, në supersfidën e Serie A. Kuqezinjtë kontrolluan lojën në pjesën e parë, duke goditur 3 herë në portën e kundërshtarit. Kampionët e Italisë e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre, pasi nuk gjuajtën asnjëherë në portën e mbrojtur nga Maignan.

- Advertisement -

Për të ardhur te goli, disa kombinime të bukura të skuadrës së Piolit u finalizuan me sukses. Leao dhuroi një asist perfekt për Theo Hernandez, i cili nuk fali përballë Gollinit.

Milan pretendoi penallti në fillimin e pjesës së dytë pas një rrëzimi në zonë. Nuk ishte i këtij mendimi arbitri Doveri, i cili bëri me shenjë që loja të vijonte. Asnjë ndryshim rezultatin deri në fund, pavarësisht rasteve dhe 5 minutave shtesë.

Më të lexuarat