HomeKosova & BotaNxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Albin Kurti: Vendimi i Bankës Qendrore,...

Nxjerrja nga qarkullimi i dinarit serb, Albin Kurti: Vendimi i Bankës Qendrore, i pakthyeshëm

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë mediumit britanik “Bloomberg” të hënën, ka thënë se mbështet rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se Qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në vendimin e Bankës Qendrore, të cilën e ka quajtur të pavarur në zbatimin e rregullores së saj, të hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Ai ka shtuar se serbëve etnikë do t’u jepet kohë për t’u përshtatur me vendimin e ri.

- Advertisement -

“Nuk mund ta kthejmë këtë vendim. Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – nuk duam të ndëshkojmë askënd”, ka thënë ai.

 

 

Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke thënë se nevojitet një marrëveshje e nënshkruar me Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Më të lexuarat