HomeLifestyleStudimi/ Pse nuk duhet të stërviteni me grim?

Studimi/ Pse nuk duhet të stërviteni me grim?

Shumë vajza dhe gra kur shkojnë në palestër për t’u stërvitur dëshirojnë të jenë të kuruara, madje vendosin edhe grim.

- Advertisement -

Një studim thotë se mbajtja e grimit gjatë stërvitjes mund të ketë pasoja për fytyrën. Në këtë përfundim u arrit pas një eksperimenti me 43 studentë, 20 meshkuj dhe 23 femra. Ata aplikuan pudër në gjysmën e fytyrës, në ballë ndërsa gjysmën tjetër të fytyrës e lanë të pastër.

Studiuesit zbuluan se lagështia u rrit pas stërvitjes si në zonat pa grim ashtu edhe në ato me grim.

- Advertisement -

Megjithatë, pati një rritje më të madhe të lagështisë në zonat ku ishte vendosur grimi i cili parandaloi avullimin e lagështirës nga lëkura.

Madhësia e poreve u rrit në lëkurë pa grim pas stërvitjes, por jo dukshëm në lëkurën me grim, gjë që mund të tregojë se përdorimi i fondatinës mund të bllokojë poret.

Ndërkohë, niveli i yndyrës u rrit në zonat pa grim dhe u ul në zonat e grimit. Nga kjo rezultoi se mund të jetë e vështirë të ruash nivelet e duhura të yndyrës në lëkurë kur vendosni grim.

Më të lexuarat