Fabio Cordella, ish-drejtori i Kamzës disa sezone më parë në Kategorinë Superiore është aktualisht pjesë e Vasco Da Gama në Brazil. Në një intervistë për mediat italiane, Cordella ka folur për marrëveshjen e arritur mes lojtarit dhe klubit brazilian. Në fjalën e tij ai është shprehur se Balotellit do të zyrtarizohet te Vasco Da Gama më datë 15 janar pasi marrëveshja është arritur tashmë.
“Balotelli do të donte të vinte këtu, mos harroni Vasco është klubi i dytë me më shumë trofe në botë pas Real Madridit. Unë nuk mendoj se Mario ka nevojë të vijë në Rio për të bërë budallaqe, unë mendoj se ai ka arritur pjekurinë mendore.
Formalisht, ne jemi dakord për gjithçka, thjesht duhet të zyrtarizojmë. Shpresoj ta bëjmë më 15 janar, Vasco ka nevojë për një lojtar si Balotelli dhe ai ka nevojë për një klub si Vasco”.