Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj, ishte dje i ftuar në “opinion”, ku në panelin e gazetarëve ishte e pranishme dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala.
Gjatë debatit të tyre kur gazetarja i kërkonte emrat e peshqëve të mëdhenj apo të ndonjë operacioni të suksesshëm, ministri Lleshaj nguroi të jepte emra dhe citoi një varg të Migjenit:
Lleshaj: Migjeni ka nja dy vargje të bukura, ku thotë “oj grua që u ndeshëm në ditën e fatkobit tonë…”
Lala: Do ta them edhe atë…mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi “Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën”.
Kjo thënie e Lalës ka shkaktuar irritim të shumë veriorë mirditorë të cilët nuk i kanë mirëpritur këto fjalë. Lala e ka ndjerë të moralshme të kërkojë ndjesë publike përmes një shënimi në rrjete sociale.
Gazetarja thotë se ishte e mbingarkuar nga debati dhe madje është keqkuptuar me fjalët e Lleshajt, ndaj ka thënë atë shprehje.