HomeLAJMEShpërthim i fuqishëm në Beograd, një i vdekur dhe dy të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Beograd, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje, në qendër të Beogradit. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur pak para orës 10:00 pranë zyrave të Radio Televizionit të Serbisë.

Si pasojë e shpërthimit një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga raportimet e para thuhet se në momentin që ndodhi ngjarja disa punonjës do të rregullonin një defekt në sistemin e ajrimit në zyrat e RTS. Ata do të transportonin bombolat e oksigjenit, të cilat dyshohet se mund të kenë sjellë edhe shpërthimin.

Most Popular