Pasi arrestimit të nipit dhe një të afërmi tjetër për trafik ndërkombëtar të kokainës, SPAK ka vendosur që të fusë në sitë pasurinë e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Organi i akuzës ka dyshime se deputeti mund të ketë përiftuar pasuri nga aktiviteti kriminal i nipit të tij, Ramazan Rraja. Ky i fundit është arrestuar tri ditë më parë së bashku me të afërmin e tij, Fioralb Rrahja, në kuadër të operacionit të koduar “Atos”, ku ranë në pranga 6 shqiptarë, të cilët konsideroheshin “kokat” e trafikut të kokainës.
Anëtarët e grupit u arrestuan të shtunën në Belgjikë, ndërkohë që ‘karrierën’ e kishin nisur që në vitin 2017. Ata e trafikonin drogën nga Ekuadori drejt Gjermanisë në kutitë e bananeve. Policia gjermane nisi hetimet duke gjurmuar kutitë e bananeve dhe pikërisht ky hetim i çoi ata në Amerikën Latine. Trafikantët e fusnin drogën në kutitë e bananeve. Më pas ngarkesa vinte nga Ekuadori për në portin e Hamburgut. Prej andej shpërndahej me kamionë në magazinat ku frutat piqeshin plotësisht. Shqiptarët mbërrinin te këto magazina dhe merrnin lëndën narkotike. Pasi mësuan skemën, policia gjermane arrestoi 14 persona dhe ata dolën në gjyq për trafikun e të paktën 1.2 ton kokainë. Policisë Bavareze në bashkëpunim me atë gjermane, ishin të bindur se nuk përfundonte gjithçka me kaq, por që një grup tjetër ishte pas tyre, që u godit dje./Dosja.al