HomeLAJMEBardhi për Spiropalin: SPAK ka punë me të para dhe pas zgjedhjeve

Bardhi për Spiropalin: SPAK ka punë me të para dhe pas zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për kallëzimin në SPAK nga ana e Partisë Demokratike.

Më herët Spiropali tha se PS shkon për të takuar qytetarët në të gjithë Shqipërinë, ndërsa anëtarët e PD presin që qytetarët të shkojnë e t’i takojnë ata.

Ndërkohë, Bardhi shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se dështimi i qeverisë  e ka bërë nervoze ministren Spiropali. Bardhit thotë se SPAK ka “punë” me ministren para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas zyrtarit të PD, anëtarët e PS “do të japin llogari për thirrjen me dhunë të administratës në takimet e PS, përdorimin e lejeve të legalizimit apo procesit të rindërtimit për qëllime elektorale, si dhe për abuzimin me pushtetin dhe paratë që u kanë vjedhur shqiptarëve këto 8 vjet.”

Most Popular