HomeLAJMEZgjedhjet/ Gazment Bardhi caktohet drejtues qarku në Elbasan, ndërsa Paloka në...

Zgjedhjet/ Gazment Bardhi caktohet drejtues qarku në Elbasan, ndërsa Paloka në…

Burime nga selia e PD bëjnë me dije për Top Channel se Gazment Bardhi është caktuar drejtues politik qarku në Elbasan, ndërsa Edi Paloka drejtues qarku në Durrës.

Kujtojmë se deri më tani janë caktuar Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Helidon Bushati në Shkodër dhe Bujar Leskaj në Vlorë.

Ky i fundit gëzon shumë popullaritet në Vlorë, dhe Basha ia ka besuar atij drejtimin dhe koordinimin e fushatës.

Pritet që në vijim të bëhen publik dhe emrat e tjerë të drejtuesve të qarqeve.

Most Popular