HomeLAJMEPërgjime të reja nga dosja 184/ Militanti kërkon para për vota, kryetari...

Përgjime të reja nga dosja 184/ Militanti kërkon para për vota, kryetari i PS i përgjigjet me SMS: Sa të duhen? Prit, mos ik!

Zbulohen të tjera detaje nga dosja 184 për vjedhjen e votave nga zyrtarë të Partisë Socialiste. Prokuroria ka përgjuar një sms ndërmjet Kryetarit të PS Dibër, Afrim Miklit dhe një personi të pa identifikuar. Përgjimi është kryer me datën 9 shtator 2016. Personi i paidentifikuar i ka dërguar SMS Afrimit, ku i thotë: “O mik, e kam sjellë atë listën e TR më duhen disa të holla pz…”.

Afrimi i përgjigjet me SMS: “Prit, mos ik”!

Gjithashtu, në 10 shtator 2016 është zhvilluar një bisedë ndërmjet Kryetarit të PS Dibër, Afrim Mikli dhe personit të paidentifikuar.

Gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Afrimit se është në Zall Reç dhe Xhelal Mziu don me sjell rreth 100 persona nga Tirana. Gjithashtu personi i thotë Afrimit se jemi munduar t’i bllokojnë dhe afër 60 vetë i kemi bllokuar, ku 30 vetë i kemi bllokuar dhe 30 i kemi marrë për ne, por sipas tij problemi është se është rritur çmimi këtej pasi edhe atyre iu kanë bërë presion.

Afrimi në bisedë e sipër e pyet: Ke nevojë për ndonjë gjë?

Personi i përgjigjet: Ndihmë është me pas noj shtesë që t’i këpusim këtu në derë kur të vijnë…

Afrimi e pyet: Sa përshembull…?

Personi i përgjigjet: Po të paktën tre….

Afrimi i thotë: Mirë, mirë!

Personi tjetër i thotë: Diskutoje dhe po ashtu më merr prapë…

Po në datën 10 shtator ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli dhe një personi të pa identifikuar.

Bashkëbiseduesi i thotë Afrimit: Isha duke takuar disa persona dhe më bllokuan rrugën në të dy krahët këto të PD-së dhe u detyrova të futem në shtëpi…

Personi i thotë gjithashtu Afrimit: Kisha listat me këto që iu kishim dhënë lekët dhe na i bënin publike…

Po në datën 10 shtator 2016 ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli, dhe një personi të pa identifikuar, nga fshati Qafë Murrë zhvillohet kjo bisedë:

Afrimi e pyet bashkëbiseduesin: A do na ndihmosh sivjet?

Personi i përgjigjet: Se edhe vjet ju ndihmova po nuk më dhatë as lekë as punë…

Afrimi i thotë: Ke të drejtë po kështu na erdhën punët po tani kemi shumë në dorë…

Afrimi e pyet: Si e ke ndarë mendjen sivjet…?

Personi i përgjigjet: Po më premtove për punë e për …

Afrimi i thotë: Të ulemi ta pimë një kafe pra…?

Personi i përgjigjet: S’ka nevojë të pimë kafe se unë si të them po, po.

Afrimi i thotë: Lëshoi ato dhe për çfarëdo mbështetje unë të qëndroj…

Personi i thotë: Dakord!

Po në të njëjtën datë Afrim Mikli, bisedon me një person tjetër të paidentifikuar

Bashkëbiseduesi i thotë Afrimit: Kam nja pesë vetë që votojnë në qytet…

Afrimi i përgjigjet: Silli poshtë se jam në Muhurr.

Personi e pyet: Kush i paguan?

Afrimi përgjigjet: Bjeri poshtë…

Personi e pyet: Lekët të vij t’i marr sonte apo ku do…?

Afrimi i përgjigjet: Ku ta kesh qejf…

Personi e pyet: Mos ke noj tollonë naftë se nesër do iki pasi të votoj në mëngjes herët…”.

Afrimi në mesazhet në vijim i thotë: Hajde te AMC -ja…

Personi e pyet: Çfarë do u japim këtyre që kanë ardh prej Tirane…?

Afrimi e pyet: Sa vetë janë…?

Personi i përgjigjet: Është Halil Hoxha.

Afrimi i thotë: “Po mor po…”.

Personi i thotë Afrimit: Sa t’u jap? Se i dhashë 60,000 lekë. A mjaft janë?

Afrimi përgjigjet: Pak janë, po hajt. A votoi?

Personi i përgjigjet: Po, po!

Most Popular