HomeLAJMEGjunkshi nxjerr pamjet nga Dibra: E përkëdhelura e qeverisë, kompania e nipit...

Gjunkshi nxjerr pamjet nga Dibra: E përkëdhelura e qeverisë, kompania e nipit të Sadri Abazit doli zbuluar nga shiu, 13 fshatra janë izoluar prej dy ditësh

Gjunkshi shton se kjo gjë tregon se Rilindja favorizon kompani klienteliste, paguan më shtrenjtë edhe për punë që nuk kryhen, duke nxjerrë zbuluar dhe një nga kompanitë më të përkëdhelura të qeverisë.

DIBËR– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi ka denoncuar faktin se 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit në Dibër janë të izoluar prej dy ditësh, si pasojë e motit të keq në vend. Gjunkshi ka publikuar një video ku shihet se si përroi ka mbushur me inerte tobinon dhe ka dalë sipër, duke gërryer rrugën dhe duke e bërë atë të pakalueshme.

Sipas Gjunkshit, moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm, kanë nxjerrë zbuluar kompaninë “Alko Impex” e Arbr Abazit (nipi i Sadri Abazit), e cila ka dërguar vetëm një fadromë të vogël pa mundur të rregullojë rrugën. Gjunkshi shton se kjo gjë tregon se Rilindja favorizon kompani klienteliste, paguan më shtrenjtë edhe për punë që nuk kryhen, duke nxjerrë zbuluar dhe një nga kompanitë më të përkëdhelura të qeverisë.

Postimi i Xhemal Gjunkshit

Firma “Alko Impex” e Arbër Abazit, e përkdheluara e qeverisë e paaftë të menaxhojë situatën. 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit prej dy ditësh qëndrojnë të izoluar…Ky është përroi i Lashkizës, i cili ka shkatërruar rrugën në hyrje të Zall Dardhës. Përroi ka mbushur me inerte tobinon dhe ka dalë sipër, duke gërryer rrugën dhe duke e bërë atë të pa kalueshme.

Most Popular