HomeLAJMERruga e shembur në Borsh, PD: Pasojë e korrupsionit të Ramës me...

Rruga e shembur në Borsh, PD: Pasojë e korrupsionit të Ramës me ‘Salillarin’, u dhanë 14 mln euro për mirëmbajtje

Ish-deputetja e PD Nada Meçorapaj ka vizituar ditën e sotme segmentin e rrugës në Borsh të Sarandës, i shembur pas reshjeve të shiut në zonë. Siç shihet në pamje, rruga është shkatërruar plotësisht në njërin prej akseve për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Meçorapaj ka akuzuar qeverinë se çarja e rrugës ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit dhe mosmirëmbajtjes së saj nga firma e ndërtimit Salillari, për të cilën PD thotë se janë paguar 14 milionë euro nga taksapaguesit.

“Rruga e çarë në dysh nuk është pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim”– tha ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj.

Meçorapajsolli në vëmendje premtimet e Ramës për rrugë me standarde, duke theksuar se kryeministri nuk mban asnjë premtim, pasi mendon vetëm oligarkët.

Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin!”- u shpreh ish deputetja.

Most Popular