HomeLAJMEBanorët e Torovicës-Bashës: Jemi të izoluar nga uji, u përmbyt gjithçka! Askush...

Banorët e Torovicës-Bashës: Jemi të izoluar nga uji, u përmbyt gjithçka! Askush nga qeveria nuk ka ardhur këtu…

Kryetari i PD, Lulzim Basha pasi ka parë nga afër gjendjen e rënduar nga përmbytjet në Shkodër ka qënë edhe në Torovicë të Lezhës.

Në këtë zonë situata është mjaft kritike. Banesat janë rrethuar me ujë ndërsa qindra hektarë tokë janë përmbytur duke nxjerrë jashtë funksionit tokat e mbjella.

Banorët shprehen të revoltuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria dhe shpresojnë tek Zoti, pasi qeveria, sipas tyre, i ka braktisur.

Banorët, gjatë bashkëbisedimit me kreun e PD, Basha janë shprehur se, askush nga qeveria nuk ka ardhur të interesohet për ta, t’i pyesë nëse kanë me se të ushqehen. Banorët thonë se 44 fëmijë janë totalisht të izoluar.

Basha: Si jeni?

Banori1: Si në ujë.

Basha: Është fut nëpër shtëpi?

Banori1: Jo ende, por na ka mbyt ca ka gjet me jonxhë me grurë…

Basha: Sa ka shkuar lartësia e ujit?

Banori1: Për zotin 80 cm.

Basha: Sa familje janë?

Banori1: Dy lagje këtu, mund të jenë më shumë se 50 familje me dëmtime, ja shifeni të gjithë nën ujë. S’ka ardh njeri i gjallë nga kjo qeveri me të pyet ça ka hëngër ky popull. A ka ndonjë të sëmurë? Si do dalë në rrugë?

Basha: Sa kohë ka kështu?

Banori1: Na kështu i kemi tokat nën ujë që kur ra tërmeti e sëmundja. Tokat të përmbytura të tëra populli i madh, as prodhim kemi, asgjë.

Banori2: Është çarë asfalti, a e patë?

Basha: E pashë, por besoj e patë edhe ju çfarë kishte poshtë asfaltit

Basha: Pra 70 famije keni ngel të izoluar këtu?

Banori2: Po, po imagjino nesër ka 44 fëmijë që duhet të shkojnë në shkollë. Ndaj i bëjmë thirrje për fëmijët ministrisë.

11 1

6

Most Popular