HomeLAJMENga Rama tek kryetarët e Njësive; zyrtarët e PS kallëzohen për herë...

Nga Rama tek kryetarët e Njësive; zyrtarët e PS kallëzohen për herë të dytë në SPAK (Dokumenti)

Pas Partisë Demokratike, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar pranë Prokurorisë se Posaçme zyrtarë të Partisë Socialiste

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur një kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve të PS në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për ‘shpërdorim detyre’ si dhe për ‘përdorim të funksionit publik për fushatë’

Në kallëzimin e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, janë paditur kryeministri Edi Rama, ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Toni Gogu, prefekt i qarkut Tiranë, Bujar Çela, deputet, Xhemal Qefalia, deputet, Sadi Vorpsi, deputet, Elton Arbana, kryetari i Bashkisë Shijak, Adrian Tufa, kryetari i njësisë administrative Farkë, Besdnik Bali kryetar i njësisë administrative Baldushk.

Sipas kallëzimit të LSI, personat e paditur,“janë përfshirë në veprime të kundraligjshme të parashikuara si të tilla nga Kodi Penal, por edhe nga Kodi Zgjedhor i RSH, si dhe aktet ligjore dhe nën ligjore të miratuara nga KQZ, si veprimtari të ndaluara nga data 25 12 2020.

Këta zyrtarë me veprimet e tyre direkte me dashje, kanë shkelur haptazi dispozitat e mësipërme të cilat qartazi parashikojnë ndalesa për detyrat e tyre dhe për afatet e parashikuara në to.

Të kallëzuarit edhe pse janë në dijeni të dispozitave ndaluese dhe ndëshkuese për veprimet e kryera nga këta të fundit, me arrogancë dhe duke injoruar dukshëm këto dispozita , më shumë se një herë me veprimet e tyre kanë shkelur urdhërimet e këtyre dispozitave, duke treguar se qëllimi i tyre nuk është zbatimi i ligjit por krijimi i favoreve elektorale për forcën politike që ata përfaqësojnë.

Qëllimi i këtyre veprimeve të kryera nga të kallëzuarit është i qartë, sigurimi i votave apo favoreve elektorale”, shkruahet në kallëzimin e LSI.

d8ef9569-4382-460d-a41f-0cfa62bc4006c51c4a1f-4037-4881-81e2-c774fbb52939

b14093dc-afde-4f7c-931a-b304aeb628a149830ecd-caba-46c6-b50e-b376c9a3461232dcd2e6-f366-4af1-a199-bd31319db9a1

Most Popular