
Gazetari Frrok Çupi ka dalë në ‘mbrojtje’ të darkës së ministrave që darkuan në Dubai ditë më parë. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Politikon’ Çupi është shprehur se vetëm shtresa e ulët ka zili darkën e ministrave pasi nuk janë mësuar që të konsumojnë në vende të tilla e në restorante.
Deklarata e tij vijoji më tej duke thënë se ai nuk është politikan e se nuk shkon që të kërkojë votën te personat që nuk lajnë dhëmbët.
“Për mua është mjerimi i kësaj gjëje. Është provokuar shtesa e ulët e shoqërisë, shtresa që është xheloze për ketë darkë, që nuk ka ngrenë darka të tillë. Mua më ka lënë një shije të keqe në kuptimin e mjerimit kulturor. Shikojnë me babëzi pas derën. Për mua është një problem i medies sociale, që e kanë shpërndarë. Fola për mediat sociale, e kanë shpërndarë. Jemi në një situatë mediatike që sidomos këto pjesët klikohet mijëra herë një darkë e tillë ose një banalitet. Ju e keni thënë shumë mirë atje, pa substancë dhe keni përmenudur zhanrin gazetaresk. Të kthehet një darkë në zili, kjo dëshmon se në shoqëritë tona, jo vetëm te ne dhe në mediat, në vend që të bashkohet, po ndahet shoqëria. Shoqëria tradicionale e cila nuk ta përmend darkën dhe nuk të thotë çfarë hëngre të miku, hëngrë apo nuk hëngre dot. Ne jemi kthyer në shoqërinë e ulët që të përmend darkën. Unë nuk jam politikan, nuk shkoj të kërkoj vota të pjesa e ulët e shoqërisë. Njerëzit që nuk i lajnë dhëmbët kurrë, shko kërkojua votën ti unë nuk ia kërkoj. Më bën përshtypje trajtimi i kësaj darke nga opozita. Opozita ka rënë në pozitat e minorancës dhe janë ata njerëzit që nuk i duhen kujt, por shikojnë pas derën kush ha darkë. Mua më vjen tup kur e dëgjoj!!”, u shpreh Çupi për Ora News.