HomeLAJMEHelmohen nga gazi 4 nxënëse në një shkollë private, dërgohen me urgjencë...

Helmohen nga gazi 4 nxënëse në një shkollë private, dërgohen me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë private në kryeqytet tek “Don Bosko”. Katër nxënëse janë dërguar në spital pasi janë ndier keq nga rrjedhja e gazit. Siç njihet ndryshe Kolegji i Katarit.

Nxënëset kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes.

Policia e Tiranës bëri të ditur se është bërë evakuimi i të gjithë nxënëseve në shkollë, ndërsa katër nxënësit e transportuar te Urgjenca e pediatrisë në QSUT, kishin shenja helmimi nga gazi, thanë burime spitalore.

Most Popular